E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juria përballë zgjedhjeve të vështira, shtohen ethet e garës dy javë nga gjysmëfinalet e “Albania’s Got Talent”

Rrugëtimi i spektaklit “Albania’s Got Talent” vijon, ku një tjetër puntatë surpirzuese pritet sonte në ekranin e Vizion Plus.

Të tjerë konkurrentë do të zbulojnë talentet e tyre në këtë mbrëmje të gjashtë të audicioneve përmes performancave mbresëlënëse që do të befasojnë jo vetëm jurinë por edhe publikun.

Do të jenë sërish anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo që do të duhet të përzgjedhin mes më të talentuarve. Ndërsa kanë mbetur edhe dy javë deri në netët gjysmë finale, zgjedhjet bëhen më të vështira, por dhe më emocionuese.

Audicionet po ngushtojnë rrethin, të tjerë konkurrentë do të duan të marrin “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes.

A do të mundet ndonjë prej tyre të bëjë Ledina Çelon të shtypin butonin e artë? A do të ketë një tjetër finalist që do t’i bashkohet Fatmir Murrës me performancën në rërë, artistes Arjeta Dhima dhe iluzionistit Ilir Ferizi?

“Albania’s Got Talent” vijon të thyej rekorde.

Kërcimtarja 10-vjeçare Dea Dermishi, dy artistët e talentuar të cirkut Nedioli dhe Kristi, Dejzi Zylaj me zërin e saj potent, Romeo Deda, gjeniu i memorizimit të datave etj., kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale.

Nën moderimin e Isli Islamit, ky produksion i Vizion Plus, do të ofrojë një tjetër të hënë magjike. Ndaj mos e humbisni prezantimin e talenteve e radhës, por dhe shumë surpriza, sot në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›