E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justi Timberlake ka një kërkesë të veçantë

Justin Timberlake me shaka ka thënë se do të meritonte të fitonte një çmim për “kapjen me të mirë të prapanicës”.

Këtë gjë e ka thënë duke kujtuar performancën e vitit 2003 në BRIT Awards ku teksa po këndonte në skenë me këngëtaren, Kylie Minogue ai kapi prapanicën e saj me dorë.

“Kylie ishte gati të rrëzohej në skenë dhe unë i’a kapa prapanicën në mënyrë që ta pengoja të rrëzohej. Ajo mendoi se aty ishte një karrige dhe desh u rrëzua dhe unë thash me vete se nuk do ta lë të bie. Kështu që, unë duhet të fitoj çmimin’ kapja më e mirë e prapanicës”, ka thënë me shaka ai për BBC Radio One.

Justin, është kthyer fuqishëm në muzikë me këngën ‘Siut&Tie’ të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me reperin Jay Z. Ai gjithashtu po punon në albumin e tij që do të publikohet ka mesi e këtij viti./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›