E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber dhe Taylor Swift triumfojnë në Billboard.

justin bieber dhe taylor swiftTaylor Swift ka rezultuar fituesja më e madhe në çmimet që ka shpërndarë revista Billboard. Ajo është nominuar 11 herë dhe ka arritur të fitojë 8 çmime, ku ndër to mund të përmendim edhe atë të artistes më të mirë.
Gjatë këtij eventi të rëndësishëm ajo performoi hitin e saj me titull 22, një performancë vërtet e këndshme.

Rihanna u klasifikua e dyta përsa i përket çmimeve, pasi fitoi 4 të tilla. Ndërkohë Justin Bieber u vlerësua me tre çmime, si për shembull artisti më i mirë mashkull duke lënë pas kështu këngëtarin Bruno Mars.

Nicki Minaj fitoi cmimin e artistes më të mirë Rep duke mposhtur artistë mjaft të mirë të nominuar në këtë kategori.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Madonën e cila u vlerësua me tre çmime si për shembull artistja më e mirë Dance.

Faleminderit që më keni mbështetur për tre dekada. Pa ju nuk do të isha këtu-u shpreh Madonna,thekson “Ballkanweb”.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›