Justin Bieber është në gjendje të keqe mendore pas akuzave kundër Diddy

Justin Bieber po kalon një kohë të vështirë, pasi ai përpiqet të përballet me akuzat që kanë dalë në dritë për ish-mikun e tij të ngushtë, Sean “Diddy” Combs .
Sipas një burimi që foli për Us Weekly, Bieber po ndjen presion të madh për shkak të marrëdhënies së tyre të ngushtë në të kaluarën, gjë që e bën situatën edhe më të vështirë.
“Ata kanë një histori të përbashkët dhe këto akuza e kanë mërzitur atë ”, thotë burimi.

Një tjetër burim pohoi se këngëtari është në gjendje të vështirë mendore nga e gjithë kjo aferë dhe është këshilluar që të qëndrojë larg çdo gjëje që lidhet me lidhjen e reperit. Kujtohet se Diddy akuzohet ndër të tjera për abuzim seksual, trafikim dhe zhvatje dhe zbulimet që dalin në dritë çdo ditë nga viktimat e dyshuara janë rrëqethëse.
Mes gjithë këtyre trazirave, Justin Bieber po përpiqet të gjejë ngushëllim në jetën e tij të re familjare, pasi së fundmi është bërë baba për herë të parë. “Lumturia e tij me foshnjën e ndihmon me ankthin që ndjen për Diddy-n”, tregon një person nga ambienti i tij./vizionplus.tv