Justin Bieber impresionon Selenën me një Ferrari (FOTO)
Justin Bieber ka vendosur që të heqë dorë nga të gjitha festat, për të fituar përsëri zemrën e Selena Gomez. Pasi u panë duke ngrënë një darkë romantike në Beverly Hills një ditë më parë, Justin Bieber është fotografuar duke shëtitur me një Ferrari 458 Italia Selena Gomez, ndoshta për ta impresionuar këtë të fundit. Çifti duket se është duke rikuperuar marrëdhënien, pas shkëputjes për disa ditë, për shkak të xhelozisë së Selena Gomez.







