E Shtunë, 31 Tetor 2026

Justin Bieber pëson kolaps në skenë

Justin Bieber është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në Londër dhe si pasojë, është dërguar me urgjencë në spital.
19 vjeçari kohëve të fundit është fotografuar duke konsumuar marihuanë dhe duke u argëtuar së tepërmi nëpër klube të natës, deri në orët e hershme të mëngjesit.

Si pasojë e të gjitha këtyre, Justin nuk ka mund të qëndrojë më tepër dhe ka përjetuar një kolaps teksa ishte duke performuar për fansat.

Një burim ka thënë se, qysh prej kur ai doli në skenë, nuk ndihej mirë dhe nuk mundi t’i këndojë as edhe tri këngë. Personeli mjekësor më pas u kujdes që ti ofronte më shumë oksigjen.

Problemet e natyrave të ndryshme e kanë shoqëruar këngëtarin kanadez me të madhe kohëve të fundit. Ndarje nga e dashura, problem me marihuanë, vonesa në koncert, janë vetëm disa nga gjërat e këqija që po e shoqërojnë atë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›