E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve “ngec” në Palermo, Interi dhe Sampi në krye (video)

Vendasit e dominuan plotësisht takimin si në lojë ashtu edhe në rezultat, duke mos e lënë “Zonjën” për asnjë çast të dalë në lojën e vet.

Skuadra e Valter Zengës mbylli gjithçka që në pjesën e parë me anë të Kavanit dhe Simplisios. Uruguajani kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 37-të me një të djathtë të fortë brenda zonës.

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Simplisio dyfishon shifrat. Pas një goditjeje dënimi të Mikolit, i kujtuar në pozicion jashtë loje nga mbrojtësit bardhezi, braziliani gjendet i vetëm përballë Bufonit dhe e shtyn topin në rrjetën juventine.

Në 45-minutëshin e dytë, ekipi i Ferrarës përpiqet të reagojë, madje ka goditur edhe tranversën me anë të Diegos. Por bardhezinjtë nuk e kanë forcën e duhur, duke rrezikuar të pësojnë edhe gola të tjerë.

Përfundon 2-0 dhe vjen dështimi i parë për Juven, që pas gjashtë javësh e provon shijen e humbjes. Tashmë Juventusi zbret në vendin e tretë me 14 pikë, aq sa ka edhe Fiorentina.

Interi dhe Sampdoria kryesojnë me 16 pikë dhe në javën e ardhshme bardhezinjtë presin në “Olimpikon” e Torinos Fiorentinën, kurse Interi luan në fushën e Xhenovas.

Palermo 2 – 0 Juventus

Palermo (4-3-1-2): Sirigu 6,5; Migliaccio 6,5, Kjaer 6,5, Bovo 6, Cassani 6,5; Simplicio 7, Bresciano 6,5 (29' pd Nocerino 6), Balzaretti 6; Pastore 7 (40' pd Budan); Cavani 7 (32' pd Goian 6), Miccoli 7,5. Trajner: V. Zenga

Juventus (4-3-1-2): Buffon 7; Zebina 5 (31' pd Grygera 6), Legrottaglie 5, Chiellini 5,5, Grosso 5; Camoranesi 6 (25' pd Trezeguet 6), Felipe Melo 5, Poulsen 5,5; Diego 5 (18' pd De Ceglie 5,5); Amauri 4, Iaquinta 4. Trajner: Ç. Ferrara

Arbitër: Orsato

Shënues: 37' Cavani (P), 42' Simplicio (P)

Kartonë të verdhë: 34' Camoranesi (J), 47' Legrottaglie (J), 25' pd Cassani (P), 26' pd Zebina (J), 37' pd Pastore (J), 46' pd Grygera (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›