E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve bind edhe në kampionat, Conceiçao dhe Bremer godasin Atalantën

Ashtu siç ndodhi në Europa League, Juventusi fiton edhe në Serinë A. Bardhezinjtë mposhtën Atalantën me rezultatin 2-0, me nga një gol në secilën pjesë: Conceiçao dhe Bremer vulosën fitoren.

Bardhezinjtë e menaxhuan mjaft mirë këtë sfidë dhe rrëmbyen një fitore të vlefshme, e cila rikthen besimin.

Juventusi është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, tri pikë larg vendit të parë. Atalanta mbetet e bllokuar në 6 pikë, një ekip që nuk ka qenë plotësisht bindës në epokën e Sarrit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›