E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, në duart e Zhan-Klod Blank

12 tetori do të jetë dita e fundit e Xhiljit si presinent i “Zonjës”. Ai u zgjodh në këtë post më 29 qershor 2006, në kulmin e skandalit të kalçopolit.

Të hënën e ardhshme, “Exor”, firma financiare që kontrollon paketën e aksioneve të klubit, do të komunikojë, dy javë para asamblesë së aksionerëve (e programuar për më 27 tetor), emrat e rinj që do të jenë në postet drejtuese.

Nga lista do të hiqet emri i Xhovani Koboli Xhiljit. Vendi i tij do të zihet nga Zhan-Klod Blank, administratori i deleguar i shoqërisë, “fytyra” tjetër e Juventusit të ri, e dalë pas zgjedhjes së Kobolit në vitin 2006.

“Jam i qetë, si gjithmonë. Nuk është e thënë që kjo të jetë diçka negative”, tha presidenti aktual në lidhje me lajmin e zëvendësimit të tij.

Me zgjedhjen në posin e presidentit, Blank do të mbajë përkohësisht (deri në janar) edhe detyra të tjera. Pastaj do të emërohet drejtori i ri teknik, për të cilin qarkullojnë shumë emra, duke filluar që nga Marota, Seko e deri te Lipi.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›