Juve t'ia "vjedhë" Milanit Balotellin!

Gjersa mediat citojnë lajmin se Mario Balotelli është shumë pranë kalimit në Milan, tani në skenë ka dalur edhe një opsion befasues.
Skuadra e Juventusit mund të rivalizoj Milanin për sulmuesin e Manchester Cityt. Juve thuhet se do të tentoj transferimin e Balotellit duke bërë gati një ofertë për të.
Orët e fundit të afatit kalimtar mund të rrisin garën për shërbimet e Balotellit duke vënë në garë dy skuadrat më të mëdha në Itali./Indeksonline/