E Hënë, 2 Nëntor 2026

Juventus, kreu tani me “dylbi”. Venecia shtang bardhezinjtë në Torino, Napoli kthehet tek fitorja

Juventus humbet gjithmonë e më shumë terren me kreun e klasifikimit në Serie A. Bardhezinjtë nuk fitojnë prej javësh tashmë, dhe tani e shohin veten 9 pikë larg Atalantës kryesuese.

Skuadra e Tiago Kontes u ndal këtë herë në shtëpi nga Venecia e vendit të fundit. Madje ashtu sikurse ndaj Bolonjës javën e kaluar, Bardhezinjtë duhet ta ndjejnë veten të kënaqur ashtu si erdhën ngjarjet, pasi barazuan 2 me 2 vetëm në frymën e fundit.

Të zotët e shtëpisë kishin kaluar të parët në avantazh me Gatin në minutën e 19. Mirëpo Venecia u rrit ndjeshëm në lojë, reagoi dhe shënoi dy herë me anë të Elertson dhe autogolin e Gatit në pjesën e dytë. Për të shmangur humbjen e bardhezinjve duhej një penallti e fituar  në fund të shtesës katër minutëshe.

Nga pika e bardhë barazoi Vlahoviç, por kohë për të bërë mrekullinë nuk pati më. Pas ndeshjes pati edhe një përplasje mes tifozëve te Juventusit dhe sulmuesit serb, Vlahoviç çka tregon momentin jo të mirë të sulmuesit në këtë edicion.

Kthehet tek fitorja në javën e 16, Napoli që ruan diferencën dypikëshe nga Atalanta e vendit të parë.

Skuadra e Kontes la pas humbjen me Lacion dhe fitoi me përmbysje kundër Udineses në transfertë 3 me 1. Friulanët shënuan të parët me francezin Toven në minutën e 23, mirëpo miqtë shënuan tre herë në pjesën e dytë me Lukakun, autogolin e Xhanetit dhe realizimin e Angises. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›