Juventus, ofertë për mesfushorin Deco
Klubi italian Juventus, raportohet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë të vlefshme 6 milionë euro në drejtim të Chelseat, për të marrë shërbimet e mesfushorit Deco."The Sun" shkruan se portugezi u soll në Chelsea nga Barcelona për një shumë prej 8 milionë eurosh, nga ish-trajneri Philipe Scolari, i cili e kishte menaxhuar atë edhe në kombëtaren e Portugalisë.
Por Deco dështoi të gjejë një qëndrueshmëri në ekip dhe tash pas largimit të Scolarit është në pikëpyetje edhe qëndrimi i tij.Mediat italiane shkruajnë se trajneri aktual i Juventusit, Claudio Ranieri, dëshiron që Deco të zëvendësojë Pavel Nedved, i cili pritet të largohet nga futbolli këtë verë.Juventusi gjatë të martës pret në Olimpiko ekipin e Chelseat në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Stamford Bridge pati përfunduar me rezultat minimal, 1-0, për ekipin anglez.