Juventus rikthehet tek fitorja, Vlahovic shënon pas 115 ditësh

Juventus kthehet të fitoj në kampionatin italian, pasi kishte marrë vetëm 1 pikë në 3 takimet e fundit.
Bardhezinjtë mundën lehtë 3 me 0 në transfertë Salernitanën në takimin përmbyllës të javës së 21 të kampionatit Italian.
Protagonist i madh i skuadrës së Alegrit në stadiumin “Arechi” ishte Dushan Vlahovic. Sulmuesi serb kaloi në avantazh miqtë përmes një penalltie të kthyer në gol në minutën e 26, goli që shërbeu edhe për ta bërë ndeshjen me dëfryese.
Dia për Salernitanën dhe Di Maria që goditi shtyllën për miqtë ishin në fakt vetëm prolog i golit të dytë të torinezëve shënuar nga Kostiç në minutën e 43.
Edhe starti i pjesës së dytë ishte shumë i mirë për Juventusin, që sërish përmes Vlahovic shënoi golin e tretë dhe mbylli ndeshjen.
Zonja e vjetër ngjitet në kuotën e 26 pikëve në klasifikim po aq sa kanë Monxa dhe Empoli. Me rëndësi përveç pikëve te skuadra e Alegrit rikthimi në formë dhe tek golat i Vlahohic, i cili për herë të fundit për ngjyrat e Juventusit kishte shënuar 115 ditë më parë.