E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus shpërthen në Europë, “Zonja e Vjetër” shkatërron NEC

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën europiane, duke regjistruar një fitore të thellë 5-0 ndaj NEC Nijmegen.

Bardhezinjtë dominuan sfidën dhe e mbyllën praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke treguar një ritëm dhe efikasitet të lartë përpara portës.

Nicolas González zhbllokoi rezultatin në minutat e para, ndërsa Kerim Alajbegovic dyfishoi avantazhin.

Para pushimit, Nick Woltemade realizoi nga pika e bardhë, duke i dhënë Juventusit një epërsinë në 3-0.

Në pjesën e dytë, italianët nuk e ulën ritmin.

Zeki Çelik shënoi golin e katërt, ndërsa Randal Kolo Muani vendosi firmën e fundit në këtë mbrëmje perfekte, duke vulosur rezultatin 5-0.

Një paraqitje bindëse për Juventusin, që e nis edicionin europian me një rezultat të rëndësishëm dhe një performancë që i jep skuadrës besim për sfidat e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›