E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi kerkon titullin e Interit

Klubi bardhezi pritet te beje nje kerkese per rikthimin e dy titujve kampione te hequr ne vitin 2006 pas skandalit te Kalcopolit. Mund te bejme nje kerkese per rikthimin e titujve te 2004/2005-s dhe 2005/2006-s. Kemi marre garanci te mjaftueshme nga federata dhe se shpejti do te kemi nje pergjigje. Jemi plot besim. Me keto fjale Andrea Anjeli presidenti i Juventusit e ka celur sot asamblene e aksionereve te klubit duke iu rikthyer ceshtjes se titujve te hequr pas skandalit te trukimeve ne 2006-n. Nderkohe jemi ne pritje te zhvillimeve nga procesi gjyqesor ne Napoli. Sapo te vertetohet sjellja korrekte e klubit ne vitet per te cilat behet fjale mund te ecim perpara me kerkesen - shtoi kreu i klubit nga Torino.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›