E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi prish kontraten me Lucion

Juventusi konfirmoi të hënën prishjen e kontratës me mbrojtësin brazilian Lucio, aventura e të cilit në klubin torinez zgjati vetëm pesë muaj.

Ish-interisti pësoi një dëmtim të rëndë gjatë verës, duke humbur fillimin e sezonit dhe që prej atëherë, nuk ka qenë pothuajse kurrë një alternativë për bardhezinjtë, duke qenë pjesëmarrës në vetëm katër ndeshje.

Tashmë një futbollist i lirë, Lucio mund të vendosë vetë për të ardhmen e tij, ndërsa mundësia më e qartë është ajo e rikthimit në kampionatin brazilian, me shumë gjasa në radhët e Sao Paulos, skuadrës që u interesua për veteranin edhe gjatë merkatos së fundit verore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›