E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi synon talentin shqiptar, “fërkon duart” edhe Shqipëria!

Vetëm 18 vjeç, por Arman Durimishi po bind gjithmonë e më shumë te Juventusi.

Gjatë këtij sezoni në Serie C me Juve Next Gen, qendërsulmuesi e ka gjetur golin në 3 raste përgjatë 8 prezencave. Por kjo nuk është e gjitha.

Sipas asaj që raporton “calcionews24.com”, Juventusi e ka marrë vendimin për të ardhmen e Durimishit, “blindimin” e shqiptarit, i cili do të jetë pikë referimi në fazën ofensive te “Zonja e Vjetër” brenda një kohe jo shumë të largët.

Në këtë artikullin, jepen detajet personale, si vendlindja në Slloveni, inkuadrimi me FC Koper në ligën sllovene, vetëm 16 vjeç, kalimi te moshat e Shqipërisë dhe momenti pozitiv te akademia e Juventusit.

Më tej, prezantohen karakteristikat e “pykës” në majë të sulmit dhe “uria” për gola. Nëse “rekordmenët” e Italisë vendosin ta kenë pikë referimi në sulm gjatë së ardhmes, ky do të ishte lajm fantastik edhe për Kombëtaren. Aktualisht, Durimishi luan me Shqipërinë U19.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›