Juventusi thyen një tabu, fitorja me përmbysje ndaj Celta-s erdhi pas 320 ditësh

Juventusi i Europës duket ndryshe nga ai i kampionatit. Në dy ndeshje të zhvilluara në Europa League, skuadra e trajnerit Spalletti ka regjistruar dy fitore dhe kryeson klasifikimin aktualisht.
Me fitoren e fundit në fushën e Celta Vigo-s në Europa League Juventusi ka thyer edhe një tabu jo banale: ka triumfuar me përmbysje 1-2. Nuk ndodhte prej 14 ndeshjesh dhe saktësisht prej 320 ditësh.
Fitorja e fundit me përmbysje e Juventusit datonte më 29 nëntor të vitit 2025. Në atë kohë duhej një dygolësh i Yildiz për të mundur 2-1 Cagliari-n. Që nga kjo ndeshje bardhezinjtë nuk kanë arritur asnjëherë të përmbysin disavantazhin.