KAS i jep të drejtë KQZ-së, rrëzon ankimimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për bashkitë Durrës dhe Fier

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi të mërkurën dy kërkesa ankimore të depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kundër bashkive Durrës dhe Fier, me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Durrës dhe Fier”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
/rtsh.al/