KE "OK" dhënies së statusit për Shqipërinë. Ja raporti

Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës dhënien e statusit së kandidatit për Shqipërinë.
Ndërsa ka prezantuar para komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian raport progresin për Shqipërinë, Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka theksuar se vendi ynë ka bërë progres domethënës në përmbushjen e disa prej reformave subsenciale por kërkohet ende punë për realizimin e të gjitha kritereve.
“Shqipëria ka bërë progres domethënës por duhet të arrihen marrëveshje edhe më të mëdha politike. Është arritur sukeses për disa reforma substenciale. Duke pasur parasysh këto Komisioni Europian rekomandon se këshilli t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat me kusht që të ketë të tjera reforma, në sistemin gjyqësor por edhe në reformat parlamentare” ka theksuar Fyle.
Sipas tij, Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar nga Shqipëria por duhen ende përpjekje nga vendi ynë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërsa eurodeputeti Nikolaos Chountis ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e disa reformave por ende nuk ka stabilitet përfundimtar.
“Besoj se Shqipërisë i duhet dhënë statusi i BE-së për të gjitha arritjet që ka realizuar deri tani. Shqipëria ka bërë arritje por ende nuk ka stabilitet përfundimtar” ka theksuar Chountis.
Ja raport progresi i KE-së për Shqipërinë
Marrëveshja politike e nëntorit 2011 ndërmjet qeverisë dhe opozitës shënoi fundin e një periudhe të gjatë ngçrci politik nisur që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Kjo marrëvëshje shërbeu për t`iu adresuar reformave parlamentere dhe zgjedhore dhe të krijojë një klimë politike për t`iu bashkuar përpjekjeve për reforma në vende të tjera. Si rezultat, dialogu politik dhe bashkëpunimi janë përmirësuar ndjeshëm duke lejuar progresin në reforma.
Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një linjë me kushtetutën, por procesi politik që rrethoi zgjedhjet nuk ishte gjithëpërfshirës ashtu siç pritej. Pavarësisht një ngadalësim të reformave , marrëveshja politike nisi të përmbushej.
Shqipëria ka bërë progres të mirë drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësimin në BE, duke dorëzuar një numër reformash kundrejt 12 kritereve të opinionit të komisionit në 2010-ën. Shqipëria vazhdon të zbatojë marrëveshjen e stabilizim asocimit.
Marrëveshja vazhdon të luaj një rol konstruktiv në rajon. Shqipëria ka përmbushur 4 nga prioritetet kyçe, të cilat janë funksionimi i parlamentit , votimi i ligjeve të mbetura pezull, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe seanca dëgjimore për procesin e votimit të institucioneve kryesore dhe modifikimi i legjislacionit për zgjedhjet.
Shqipëria është në rrugën e saj për të plotësuar dy prioritetet kyçe përsa i përket administrimit publik dhe përmirësimit të trajtimit të të dënuarve. Koordinimi i mirë i procesit integrues nga qeveria dhe bashkëpunimi efektiv nga opozitën lejoi progresin në prioritetet kyçe që mbulojnë reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit; për shembull reformimi në sistemin e imunitetit të zyrtarëve dhe gjyqtarëve dhe miratimi i ligjit për gjykatën administrative.
Mbeten ende disa nga prioritet për tu përmbushur si lufta kundër krimit të organizuar, reforma për pronën po ashtu edhe politika anti-diskriminuese, përfshi këtu të drejtat e grave. Disa hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmerren është rritja e masave për asetet kriminale, miratimi i strategjive për reformën për pronën dhe ndryshimet në kodit penal duke forcuar sanksionet për dhunën në familje.
Shqipëria ka nevojë të ndërtojë mbi progresin e arritur dhe të marrë hapa konkrete për të përshpejtuar luftën kundër korrupsionit dhe reformat në drejtesi në mënyrë që të sigurojë pavarësinë e saj, efektshmëri dhe përgjegjësi.
Reforma në administratën publike dhe drejtësi kanë nevojë për përfundim dhe procedurat e rregullave parlamentare të rishikohen. Vëmendje e veçantë është e nevojshme në përmbushjen e angazhimeve në drejtim të të drejtave të njeriut duke përfshirë kushtet e jetesës së komunitetit rom. Vazhdimësia e dialogut politik në reforma mbetet nevojë në drejtimin e sigurimit të funksionimit dhe forcimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike të vendit tonë.
Zgjedhjet parlamentare në vitin 2013 do të jetë një test i rëndësishëm i ligjit të ri elektoral dhe i vazhdimësisë së angazhimit të partive në reforma. Duke qëndruar në reformat e momentit fokusi do të jetë në përmbushjen e legjislacionit dhe politikave në fushën e ligjit , do të jetë thelbësore.
Kështu sipas raport progresit të KE-së, reforma në fushën e drejtësisë, në atë të administratës publike si dhe të përmbyllja e reformës parlamentare do të jenë disa nga kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë deri në dhjetor.
Në dhjetor do të jenë vendet anëtare të cilat do të vlerësojnë rekomandimin e Komisionit, dhe Shqipërisë do t`i duhet që ndërkohë të japë prova të forta, në mos për të marrë një vlerësim pozitiv, të paktën të mos shtyjë në kohë çështjen e statusit, qoftë edhe të kushtëzuar.
Nëse vendimi për Shqipërinë do të merret në dhjetor apo në mbledhjet e ardhshme të këshillit të ministrave kjo varet shumë nga aftësia e Shqipërisë për të përfunduar reformat.