KE, Rehn: Opozita të ndalë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend

Tiranë, 9 dhjetor NOA Opozita të ndalojë bojkotin dhe të paraqitet në Kuvend.
Komisioneri i zgjerimit të KE-së, Olli Rehn i ka bërë thirrje opozitës të ndalë bojkotin e Parlamentit, ndërsa ka deklaruar se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për të plotësuar kriteret me qëllim liberalizimin e vizave.
Këtë deklaratë Rehn e ka dhënë gjatë konferencës për ekonominë në Ballkan që u zhvillua ditën e sotme.
Rehn theksoi se Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina të cilat mbetën jashtë liberalizimit të vizave duhet të përmbushin kriteret që tu hiqen vizat në vitin 2010.
Me tej komisionari i zgjerimit tha se Ballkani ka nisur rimëkëmbjen nga kriza.
k.k/NOA