KE: Shqipëria 3.7% rritje ekonomike këtë vit, ulet papunësia e rriten rrogat
Në raport, Shqipëria renditet mes vendeve të goditura nga pandemia për shkak të dëmit të shkaktuar në turizëm, ndërsa theksohet ecuria e mirë e sektorit agro-bujqësor.
“Në termat e prodhimit pati një rritje pozitive në tremujorin e tretë në sektorin e bujqësisë, manifakturës, ndërtimit, pasurive të patundshme dhe shërbimeve publike, ndërsa industria e minierave mbetet e kontraktuar” shënon raporti.
Sipas raportit, pritet që papunësia të ulet në 12.8% gjatë këtij viti, nga 14.1% që rezultoi në 2020-n, ndërsa pagat do të rriten me 3.8%, që është vlera më e lartë e 5 viteve të fundit.
“Efektet e recesionit në tregun e punës mbetën të limituara, ndërsa në tremujorin e tretë rikuperimi i ekonomisë solli një ndikim pozitiv në indikatorët e këtij tregu”, vijon raporti.
Borxhi publik u rrit në 79.9% të prodhimit të brendshëm bruto në fund të 2020-s, ndërsa ndihma e qeverisë për asistencën sociale u shtua me 16% më shumë se planifikimi për shkak të situatës së pandemisë, raporton Komisioni Evropian.