E Diel, 1 Nëntor 2026

KE pakenaqesi me menaxhimin e fondeve

Është mbledhur në Tiranë komiteti monitoruers i fondeve dhënë Shqipërisë nga BE nëpërmjet projektit IPA.

Nga viti 2007 deri më tani, tha ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, vendi ynë ka përfituar 600 milionë euro të cilat janë përdorur në rritjen e kapaciteve institucionale dhe fusha të tjera.

Ndërsa drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Pierre Mirel kërkoi konsensus nga të gjitha forcat politike në vend në çuarjen përpara të proçeseve integruese.

Ai shprehu pakënaqësi për mënyrën se si është vepruar me disa projekte jo vetëm në ministritë, por edhe në pushtetin lokal, të cilat gjenden të bllokuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›