E Enjte, 5 Nëntor 2026

KE procedurë ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë

Komisioni Europian nisi sot procedura të veçanta ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë, me akuzën për shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBT.

“Komisioni ka nisur dy procedura për shkelje kundër Budapestit dhe kundër Varshavës, duke u dërguar atyre një letër njoftimi zyrtar”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Johannes Bahrke.

Të dy shtetet kanë dy muaj kohë për t’u përgjigjur.

Dega ekzekutive e BE mund të fillojë procedurat e shkeljes kundër vendeve anëtare, nëse beson se ata kanë shkelur ligjet e bllokut.

Ky proces mund të çojë në vendosjen e gjobave të mëdha./ATSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›