KESH: KONSUMI I ENERGJISE ARRIN NE 23,3 MILIONE KWH/DITE
Konsumi i energjise elektrike ne keto dite te ftohta dimri ka arritur ne 23.352.000 kilovat/ore energji, - bene te ditur burimet zyrtare te KESH-it. Reshjet e diteve te fundit te muajit dhjetor 2007 bene qe te rritet niveli i ujit ne liqene gje qe favorizon rritjen e prodhimit ne vend te energjise elektrike. Keshtu, prodhimi i energjise nga hidrocentralet ka arritur 14.427.000 kilovat/ore ne dite, ndersa importi ne vlerat e 8.225.000 kilovat/ore ne dite.
Si pasoje e rritjes se prodhimit vendas te energjise, niveli i Liqenit te Fierzes eshte sot ne 281.85 metra, prurjet e ujerave ne 135 m3/sekonde. Ne HEC-in e Komanit niveli i liqenit eshte 171.93 metra me prurjet 40 m3/sekonde, ndersa ne Liqenin e Vaut te Dejes niveli i ujit eshte 74 metra.
5 Janar 2008