KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit 28.300 MW

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESh) bëri të ditur sot se prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës së lumit Drin është 28.300 MW.
Sipas KESH, nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: Fierza: 292,4 metra; Komani: 171,5 m dhe Vau i Dejës: 74,7 m.
Ndërkohë, prurjet në kaskadë janë 1000 m³/s.
Dy ditë më parë, KESH njoftoi se në hidrocetralet mbi lumin Drin po prodhohet me kapacitete maksimale, pas rritjes së nivelit të ujit nga reshjet intensive të fillimjanarit.
Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga të tre hidrocentralet arriti në 25 mijë MWh, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm për nevojat kombëtare dhe duke mbështetur sigurinë energjetike të vendit.
Për të mbajtur nën kontroll prurjet gjatë periudhës së reshjeve, shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentrali i Komani arritën në 1200 metër kub në sekondë ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës u shkarkua me 1600 m³/sek.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.
/k.s/j.p/r.e/