KESH: Prodhimi në kaskadën e Drinit arrin 25 mijë MWh

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Korporata Elektronergjetike Shqiptare bën të ditur se në kaskadën e lumit Drin po prodhohet me kapacitete maksimale.
Sipas të dhënave të KESH-it, niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 292.7 metra, i HEC-it të Komanit 171.7 metra, ndërsa i HEC-it të Vaut të Dejës ka arritur 74.6 metra.
Sipas KESH-it, prurjet natyrore në kaskadë janë po ashtu të qëndrueshme, me 900 m3/s në HEC-in e Fierzës, 350 m3/s në HEC-in e Komanit dhe 150 m3/s në HEC-in e Vaut të Dejës.
Prodhimi ditor i energjisë elektrike nga të tre hidrocentralet arrin në 25 mijë MWh, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm për nevojat kombëtare dhe duke mbështetur sigurinë energjetike të vendit.
Korporata Elektroenergjitike informoi se do të vazhdojë të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme. /j.p/