KESH blen mbi 42 mijë MWh energji elektrike

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) blen 42 000 MWh energji elektrike për periudhën 3-9 mars.
KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në vetëm një lot. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 134,80 euro, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 129 euro.
Sipas të dhënave, çmimi mesatar i ponderuar ishte 131,50 euro.
Mungesa e reshjeve të shiut dhe borës ka dhënë ndikim negativ në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin. /j.p/
