KESH blen mbi 69.819 MWh energji elektrike për periudhën 8-14 shtator

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Valët e të nxehtit dhe mungesa e reshjeve kanë ulur ndjeshëm prodhimin e energjisë gjatë muajve të verës në kaskadën e Drinit, burimi kryesor i furnizimit të vendit.
Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.
KESH ka realizuar blerjen e 69.819 megavat-orëve (MWh) energji elektrike për periudhën 8–14 shtator, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së zgjatur.
KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në katër lote.
Në lotin e parë KESH bleu 39.144 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 115,89 euro/MWh.
Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 118,10 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 114,60 euro/MWH.
Në lotin e dytë, KESH bleu 14.875 MWh me çmim të ponderuar 110,89 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 111,10 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 110,27 euro/MWh.
Në lotin e tretë, KESH bleu 15.400 MWh me çmim të ponderuar 108,11 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 113.90 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 102,60 euro/MWh.
Në lotin e katërt, KESH bleu 4.000 MWh me çmim të ponderuar 170,95 euro/MWh.
/r.e/