E Martë, 3 Nëntor 2026

KF Tirana, një tjetër hap përpara

Pasditen e së premtes është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit me klubit të futbollit Tirana me agjencinë e organizatës së kombeve të bashkuara për nismën mbi barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Fjalën e nisi administratorja e klubit Goldi Halili ku shprehu të gjithë mirënjohjen dhe lumturinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Më pas presidenti i Klubit Refik Halili foli pikërisht për këtë nismë të ndërmarrë dhe kaq të rëndësishme të Tiranës. Padyshim i pranishëm ka qenë edhe perfaqësuesi i agjensisë “Ju En Uimen” Mishel Ribota ku ka shprehur të gjithe suportin per klubin e Tiranës dhe këtë nismë të madhe të ndërmarrë për herë të parë në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›