KFOR-i, NATO e të tjera/ Rrëfimi i Gjenerales Vehbije Kuti

Vehbije Kuti, Gjeneral Brigade ishte në emisionin “Një Shqipëri” me drejtues dhe autor Mentor Nazarkon.
Ajo foli për punën e saj 36 vjeçare si dhe tregoi disa nga momentet më të rëndësishme në karrierë.
Një ndër to është misioni në KFOR të cilën e konsideron si një eksperiencë unike pasi po kontribuonte për paqen.
“Misioni në KFOR për mua ka qenë një eksperiencë unike. Cdo angazhim ëstë unik në lloi e tij por eksperienca në KFOR është unike pasi unë kontribuoja për ruajtjen e paqes e sidomos në Kosovë. Përkoi me periudhën e COVID-it, ishte një periudhë e vështirë. Më duhet të bëja në atë kohë dhe rolin e psikologut pasi ishte pandemi.“
Po ashtu ajo ka punuar dhe në NATO.
“Në NATO kam qenë oficer shtabi për pajisjet, logjistikën dhe personelin tre degë që nuk janë të lehta për tu menaxhuar. Roli ynë në NATO ishte bashkëpunues mes shtabit të NATO-s dhe vendit.”
Këto arritje ajo thotë se nuk do t’i kishte pasur pa mbështetjen e familjes, kolegëve dhe eprorëve.
“Nuk është e lehtë për një grua të gjejë balancën midis të qenit nënë, të qenit një bashkëshorte dhe të qenit një grua me uniformë e përkushtuar ndaj detyrës. Me mbështetjen e familjes, kolegëve dhe eprorëve kam pasur fatin t’ia dal֝ë”.
/rtsh.al/