E Diel, 1 Nëntor 2026

KH: Maqedonisë i mungon kultura politike

Në Republikën e Maqedonisë të drejtat e njeriut po keqësohen edhe më shumë, sidomos në evenimentet publike, si dhe shkelen parimet demokratike, procedurat gjyqësore dhe të drejtat ekonomike dhe sociale.

Kjo thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat dhe liritë e njeriut në Maqedoni për periudhën gusht/shtator 2011.

Në Raport, qartë përmenden edhe shkeljet e mëdha që bëhen në fjalimet e urrejtjes në jetën e përgjithshme politike në vend si një dëshmi për mungesën e vullnetit, kapacitetit dhe pjekurisë politike për integrim në familjen e madhe evropiane.

Komiteti i Helsinkit argumenton edhe njëherë mosgatishmërinë e vendit për tu bashkangjitur në strukturat euroatlantike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›