E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – 14 të vdekur pas një sulmi rus në një qendër tregtare

KIEV, 26 maj /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga një sulm ajror rus në qendrën tregtare DIY, në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, arriti në 14, njoftoi guvernatori i rajonit, Oleh Syniehubov.

Rusia sulmoi dje në mbrëmje këtë qendër me të paktën një bombë të ashtuquajtur rrëshqitëse duke plagosur edhe të paktën 40 persona, me justifikimin se Ukraina kishte fshehur një depo armësh në këtë qendër.

“Taktika e mburojave njerëzore po përdoret në Kharkiv dhe ukrainasit kanë ngritur një kamp ushtarak dhe një post komandimi në një qendër tregtare, e cila u zbulua nga shërbimi ynë sekret”, tha një zyrtar i paidentifikuar rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se rreth 200 persona ndodheshin në këtë qendër në kohën e sulmit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›