KIEV – Bombardimet ruse shkaktojnë vdekje të tjera në Ukrainën lindore

KIEV, 28 qershor /ATSH-DPA/- Katër civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në vendbanimin Niu-York, në Ukrainën lindore, raportuan sot prokurorët në rajonin e Donetskut.
Forcat ruse përdorën një bombë rrëshqitëse prej 250 kilogramë që dëmtoi disa blloqe banimi.
Forcat ruse kohët e fundit kanë intensifikuar sulmet përgjatë frontit pranë qytetit Toretsk, i cili shtrihet rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Donetsk të pushtuar nga Rusia.
Ata kanë bërë avancime të vogla territoriale.
Sipas autoriteteve lokale, të paktën tre persona u vranë dhe pothuajse 20 të tjerë u plagosën dje nga sulmi rus në Toretsk dhe Krakhove në perëndim të Donetskut.
Më shumë se 30 ndërtesa banimi janë dëmtuar.
Në Ukrainën perëndimore, sulmet e përsëritura ruse në centralin e ngrohjes qendrore në Burshtyn rreth 130 kilometra larg kufirit polak – e kanë shkatërruar plotësisht.
Guvernatorja e rajonit Ivano-Frankivsk, Svitlana Onyshchuk tha se kishte pasur më shumë se 12 sulme.
Banorët vendas do të pajisen me ngrohje qendrore në dimrin e ardhshëm.
Rusia ka sulmuar vazhdimisht centralet duke përdorur dronë dhe raketa që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022. //a.i/