KIEV – Më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike

KIEV, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike pasi një seri sulmesh ruse gjatë natës goditën infrastrukturën energjetike dhe industriale.
Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko tha se ”pesë rajone u goditën dhe se të paktën pesë persona u plagosën”.
Po punohet për të shuar zjarret dhe për të rivendosur energjinë elektrike. /os/