E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Rusia kthen në Ukrainë trupat e 757 ushtarëve

KIEV, 24 janar /ATSH-DPA/- Trupat e 757 ushtarëve ukrainas janë riatdhesuar nga pala ruse, njoftoi sot stafi përgjegjës koordinues në Kiev.

Prej tyre, 451 ushtarë u vranë në luftimet pranë qytetit lindor të Ukrainës, Donetsk, dhe 137 të tjerë në vijën e frontit në jug të qytetit të Zaporizhias.

Trupat e tjerë erdhën nga linjat e frontit në Bakhmut, Vuhledar dhe Luhansk, ndërsa 34 të vdekur u kthyen nga morgjet në territorin rus.

Asnjë informacion nuk u dha për kthimin e trupave të ushtarëve rusë në Moskë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thuhet se ka mbështetur operacionin.

Selia e Kievit falënderoi personelin ushtarak ukrainas që transportoi trupat e shokëve të tyre në njësitë e mjekësisë ligjore për identifikim.

Rusia ka bërë luftë kundër Ukrainës për gati tre vjet. Numri i saktë i ushtarëve të vrarë nga të dyja palët nuk dihet. Në dhjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy raportoi 43 000 të vdekur, por kjo shifër konsiderohet e nënvlerësuar.

Sipas një raporti të “New York Times”, aktivistët e internetit kanë numëruar më shumë se 60 000 vdekje të konfirmuara për Ukrainën. Megjithatë, shifra aktuale mendohet të jetë më e lartë se kjo, në më shumë se 100 000.

Shërbimi rus i BBC-së dhe portali Mediazona thonë se 90 000 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Ukrainë.

Megjithatë, për shkak se jo të gjitha rastet bëhen të njohura përmes njoftimeve, numri aktual mendohet të jetë më afër 150 000. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›