E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Sondazhi: 75% e ukrainasve kundërshtojnë planin e paqes të SHBA-së

KIEV, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Tre të katërtat e ukrainasve kundërshtojnë planin e paqes të SHBA-së, i cili, ndër të tjera, kërkon tërheqjen e trupave nga Donbasi, kufizon madhësinë e ushtrisë ukrainase dhe nuk përmban garanci specifike sigurie.

Ky është rezultati i një ankete të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev midis 26 nëntorit dhe 13 dhjetorit, të raportuar nga Ukrainska Pravda.

Plani rus mbetet kategorikisht i papranueshëm: 75% e ukrainasve e konsiderojnë atë plotësisht të papranueshëm.

Vetëm 17% e ukrainasve janë gati për këtë version, ndërsa në të njëjtën kohë, 72% e ukrainasve janë gati të miratojnë planin Evropë-Ukrainë.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›