E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Sulm në Sevastopol, dy të vdekur mes tyre një fëmijë 2-vjeçar

KIEV, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Shpërthime të fuqishme janë regjistruar në disa qytete të Krimesë, gadishullin e aneksuar nga Moska 10 vjet më parë.

Guvernatori Mikhail Razvozhaev deklaroi se dy civilë u vranë në sulmin ukrainas në Sevastopol, duke përfshirë një fëmijë dy vjeçar.

Sipas autoriteteve janë regjistruar edhe 22 të plagosur. Ura e Kerçit që lidh Krimenë me Rusinë u bllokua.

Një sulm rus gjatë natës në kryeqytetin ukrainas solli në veprim mbrojtjen ajrore, por rënia e mbeturinave dëmtoi gjashtë blloqe apartamentesh dhe më shumë se dy duzina shtëpi private. /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›