E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Trupat ruse avancojnë në Ukrainën lindore

KIEV, 8 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria ruse ka avancuar në pjesën lindore të qytetit të kontestuar prej kohësh të Toretskut në Ukrainë, sipas ushtrisë ukrainase.

“Luftimet po zhvillohet në Toretsk. Situata është e paqëndrueshme”, tha në televizionin lokal Anastasia Bobovnikova, një zëdhënëse e forcave ukrainase.

Sipas Bobovnikova, njësitë ruse kanë luftuar tashmë për në minierën e qymyrit të qytetit të vendosur në qendër.

Më shumë se 30 000 njerëz jetonin në qytetin minerar në rajonin e Donetskut para pushtimit rus.

Pavarësisht luftimeve, mijëra njërëz thuhet se ende po qëndrojnë në zonën urbane të shkatërruar rëndë.

Sipas shtabit të përgjithshëm ukrainas, luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në frontin midis Pokrovskut dhe Kurakhovës.

Vëzhguesit ushtarakë nga të dyja palët raportojnë se trupat ukrainase janë gjithnjë e më shumë nën presion pranë qytetit të Selydove.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Kievi u ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të furnizojnë më shumë armë me rreze të gjatë për të ndaluar sulmet ruse dhe rritur përpjekjet për të arritur paqen, në atë që shihet një moment vendimtar për luftën në Ukrainë përpara zgjedhjeve amerikane.

Udhëheqësit e vendeve që japin mbështetjen më të madhe për Ukrainën do të takohen të shtunën në bazën ushtarake amerikane në Ramstein në Gjermani, përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›