E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Ushtria regjistron 114 sulme ruse në Ukrainën lindore

KIEV, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Shtabi i përgjithshëm në Kiev raportoi sot një valë sulmesh ruse në Ukrainën lindore.

“Rusia po përdor të gjitha forcat dhe mjetet në dispozicion për të arritur qëllimet e saj”, tha lidershipi ushtarak ukrainas, duke shtuar se ishin regjistruar 114 sulme ruse.

Pikat kryesore të shënjestrimit ishin sërish rrethet si Pokrovsk dhe Kurakhove, në perëndim të Donetskut.

“Forcat e mbrojtjes po veprojnë në mënyrë profesionale dhe efikase dhe po i shkaktojnë trupave ruse humbje të konsiderueshme”, tha shtabi i përgjithshëm.

“Luftimet e ashpra kanë vazhduar edhe në seksione të tjera të vijës së frontit”, shtoi ai./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›