KIEV – Zelensky: Po forcojmë pozicionet tona në Kursk

KIEV, 17 gusht /ATSH-ANSA-DPA/ – Ushtria ukrainase po forcon pozicionet e saj në rajonin e pushtuar rus të Kurskut, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram.
“Gjenerali Syrsky më raportoi se pozicionet tona janë përforcuar dhe se territori i kontrolluar po zgjerohet”, tha Zelensky.
Ndërkohë, forcat ajrore të Ukrainës thanë se shkatërruan sot një urë rrugore me rëndësi strategjike në Rusi, në mes të ofensivës së saj në rajonin Kursk.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk publikoi një video në një kanal Telegram që tregon bombardimin e një ure, në atë që ekspertët thonë se ka të ngjarë të jetë e vërtetë.
Videoja tregoi strukturën mbi lumin Seim në rrethin Glushkovo në gërmadha duke shkatërruar një rrugë thelbësore furnizimi për trupat ruse.
Rusia më herët raportoi se ura ishte shkatërruar.
Ajo ishte granatuar nga forcat ukrainase për ditë të tëra gjatë inkursionit, i cili filloi më 6 gusht.
Oleshchuk konfirmoi se Forcat Ajrore po marrin pjesë aktive në operacionet luftarake të forcave ukrainase në rajonin e Kurskut./ /os/