E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky: Rutte një udhëheqës i fortë dhe parimor

KIEV, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky përgëzon Mark Rutte për emërimin e tij si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke e quajtur atë “një udhëheqës të fortë dhe parimor”, i cili ka demonstruar vendosmërinë dhe vizionin e tij në shumë raste vitet e fundit.

Zelensky falënderoi gjithashtu Jens Stoltenberg në largim “për kontributin e tij të dukshëm në forcimin e NATO-s në dhjetë vitet e mandatit të tij, si dhe për mbështetjen e tij të palëkundur për luftën për lirinë e Ukrainës”.

NATO ka emëruar kryeministrin holandez në largim Mark Rutte për të pasuar Jens Stoltenberg në tetor si sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të aleancës, sipas një deklarate.

Duke përshëndetur përzgjedhjen e Rutte, Stoltenberg tha se kryeministri holandez ishte ”një transatlantist i vërtetë, një udhëheqës i fortë dhe një ndërtues i konsensusit”.

”I uroj atij çdo sukses ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë NATO-n për sfidat e së sotmes dhe së nesërmes. E di që po e lë NATO-n në duar të mira”, shtoi ai./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›