KIEV – Zelensky dënon sulmin “e pamëshirshëm” rus ndaj ndërtesës qeveritare

KIEV, 7 shtator /ATSH/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se sulmet ruse gjatë natës në ndërtesën kryesore qeveritare të Kievit ishin një sulm i pamëshirshëm dhe se nevojitej një përgjigje e përshtatshme, sipas BBC.
Presidenti ukrainas u kërkoi aleatëve të zbatonin gjithçka që ishte rënë dakord – pas një takimi të të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve” të enjten në Paris – ndërsa udhëheqësit evropianë dënuan sulmet ruse.
Zyrtarët ukrainas raportuan katër persona të vrarë, përfshirë një foshnjë, dhe 20 të plagosur pasi disa ndërtesa banimi u goditën gjatë sulmeve ruse në të gjithë kryeqytetin.
Rusia tha se forcat kishin shënjestruar vetëm infrastrukturën ushtarake dhe atë përkatëse.
Sulmet vijnë ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin për rrezikun e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë, pasi të ishte rënë dakord për një armëpushim. //a.i/