E Premte, 6 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky dënon sulmin ndaj kryeministrit Fico

KIEV, 15 maj /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar ashpër atentatin “e tmerrshëm” ndaj kryeministrit Robert Fico në Sllovakinë fqinje.

“Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

“Ne sinqerisht shpresojmë që Robert Fico të shërohet shpejt dhe të shprehim solidaritetin tonë me popullin e Sllovakisë”, shkroi ai në anglisht.

Fico u qëllua dhe u plagos rëndë pas një takimi të kabinetit në qytetin Handlová. Sulmuesi u arrestua.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›