KIEV – Zelensky kërkon unitet në ushtri, pas dorëheqjes së diskutueshme të ministrit të Mbrojtjes

KIEV, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje sot për ruajtjen e unitetit brenda komandës ushtarake, ndërsa përballet me kritika për shkarkimin e ministrit popullor të mbrojtjes, i cili ishte në konflikt me komandantin e përgjithshëm të ushtrisë.
“Një president në kohë lufte nuk duhet të zgjedhë në një situatë të tillë, sinqerisht,” tha Zelensky, duke iu referuar konfliktit midis ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov dhe Komandantit të Përgjithshëm, Oleksandr Syrsky.
“Do të doja shumë unitet. Të dyja palët nuk e kanë arritur atë”, theksoi ai.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi dje se po jepte dorëheqjen nga posti i tij, pas dorëheqjes së kryeministres, si pjesë e një riorganizimi qeveritar të urdhëruar nga presidenti Volodymyr Zelensky.
“Ka qenë një nder i madh t’i shërbej popullit ukrainas si ministër i Mbrojtjes”, shkroi ai në Telegram në një mesazh të gjatë ku rendiste sukseset e ministrisë së tij, të cilën e kishte drejtuar që nga janari.
Ky mesazh ndiqej nga një mesazh më i shkurtër që përshkruante dështimet e kësaj ministrie./ a.jor.