E Diel, 1 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky paralajmëron liderët e huaj kundër pjesëmarrjes në paradën e 9 majit në Moskë

KIEV, 7 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot përfaqësuesit e vendeve aleate me Rusinë kundër pjesëmarrjes në paradën e organizuar për të përkujtuar fitoren e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) në Luftën e Dytë Botërore, më 9 maj në Moskë.

“Ne gjithashtu kemi marrë mesazhe nga disa shtete afër Rusisë, që tregojnë se përfaqësuesit e tyre planifikojnë të udhëtojnë në Moskë”, deklaroi Zelensky.

”Një dëshirë e çuditshme… në këto kohë. Ne nuk e rekomandojmë”, paralajmëroi ai në një fjalim të mbajtur sot në mbrëmje./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›