E Enjte, 5 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky u bën thirrje partnerëve perëndimorë të ofrojnë armët e premtuara

KIEV, 23 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve perëndimorë – të ofrojnë mbështetjen e premtuar ushtarake ndërsa vendi kërkon të shmangë pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë.

“Në vijën e parë, ne luftojmë me predha dhe pajisje, jo me fjalë si ‘nesër’ ose ‘së shpejti”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

“Ukraina është duke pritur dërgesat me armë ose pajisje që janë shpallur dhe vendosur, por që nuk janë dorëzuar ende”, tha ai.

Vetëm disa ditë më parë, Zelensky theksoi nevojën për dorëzimin e shpejtë të paketave të jashtëzakonshme të armëve dhe municioneve, duke thënë se lufta nuk njeh pushime.

Ukraina merr pjesën më të madhe të mbështetjes së saj ushtarake nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›