E Enjte, 5 Nëntor 2026

KINEMA – Vdes Robert Towne, një nga skenaristët më të mëdhenj të Hollivudit

LOS ANXHELES, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Lamtumirë Robert Towne, një nga skenaristët më të mëdhenj të Hollivudit, autor i kryeveprës së ”Chinatown” me të cilën fitoi Oscar në 1975.

Towne vdiq në Los Anxhelos në moshën 89-vjeçare.

”Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpi i rrethuar nga familja e tij e dashur”, theksoi agjenti i tij Carri McClure.

Skenaristi, emri i vërtetë i të cilit ishte Robert Bertram Schwartz, u lind në vitin 1934 në San Pedro, Kaliforni, në një familje të pasur emigrantësh hebrenj rusë.

Kur ishte rreth 7 vjeç pa filmin e tij të parë dhe që nga ajo ditë u bë i pasionuar pas kinemasë.

Babai i tij Lou, i cili zotëronte një dyqan veshjesh për femra, më vonë ndryshoi mbiemrin nga Schwartz në Towne.

Roberti ndoqi shkollën ekskluzive ”Chadwick”, më pas studioi filozofi dhe anglisht në Kolegjin Pomona, ku u diplomua në vitin 1956. Ndërsa merrte një kurs aktrimi, ai takoi një aktor tjetër aspirant, Jack Nicholson, me të cilin u bë mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë.

Pas fillimeve në TV, me programe si ‘The Lloyd Bridges Show’, ‘U.N.C.L.E.’ dhe përvojë me ‘Corman’ në film, Towne ka punuar në ‘Gangster Story’ të Arthur Penn dhe ‘The Godfather’ të Francis Ford Coppola.

Ai gjithashtu shkroi “Yellow 33”, me regji të Jack Nicholson.

Skenaristi shkroi edhe dy pjesët e para të sagës ‘Mission: Impossible’ dhe nga kontributi i tij kanë përfituar disa klasikë të kinemasë, edhe pse emri i tij nuk figuron: ndër të tjera, ‘Bonnie and Clyde’ dhe ‘The Godfather’.

Kryevepra e tij konsiderohet ‘Chinatown’, me Nicholson në rolin e një hetuesi privat të përfshirë në një histori vrasjesh dhe spekulimesh për pasuritë e paluajtshme.

Përveç Oskarit për filmin e fundit, ai mori edhe tre nominime të tjera: dy për skenarin më të mirë në 1974 për “The Last Stand” dhe në 1985 për “Greystoke – The Legend of Tarzan, Lord of the Apes”.

Në vitin 2015 ai shkroi sezonin e fundit të ‘Mad Men’, për të cilin ai dhe kolegët e tij u nderuan me çmimin e Skuadrës së Shkrimtarëve të Amerikës për serialin më të mirë dramë./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›