E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD debate Topi ndash HalimiVotohet doreheqja e Spahiut

Te tjera rreth shkrimit Zgjidhet kreu i gjykates se Apelit TIRANE ndash Keshilli i Larte i Drejtesise voton mes debatesh doreheqjen e paraqitur tre dite me pare nga zevendeskryetari Kreshnik Spahiu. 8 prej anetareve kane votuar pro doreheqjes mes te cileve edhe presidenti Topi kryetari i KLD ndersa 6 te tjere kunder. Burimet prane mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura thane per Shqiptarja.com se votimi eshte shoqeruar me debate mes ministrit te drejtesise Eduard Halimi dhe presidentit Bamir Topi. Ministri nuk ka pranuar doreheqjen e Spahiut dhe nuk ka dashur te votoje per te duke kembengulur se eshte Kuvendi ai i cili ka nisur tashme proceduren e shkarkimit per ish numrit dy te KLD. Por sipas kreut te shtetit doreheqja eshte vendim individual i cdo titullari institucioni. Por anetaret e KLD-se me shumice votash kane hedhur poshte kerkesen e ministrit Halimi duke mbeshtetur aktin e ish-zevendeskryetarit te KLD-se Kreshnik Spahiu.

VENDIMI ZYRTAR
Ne vendimin e zbardhur nga KLD pak ore pas mbledhjes thuhet Keshilli vendosi deklarimin e mbarimit te mandatit para afatit te anetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Z. Kreshnik Spahiu me shkak doreheqjen prej tij si dhe referimi ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise te nevojes se plotesimit te vendit vakant.
Behet e ditur se per ceshtje administrative te institucionit Presidenti ka ngarkuar si person pergjegjes kryeinspektoren e ketij keshilli Valbona Vata.

DOREHEQJA
Ish-Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu dha doreheqjen nga posti i tij te premten e shkuar me 10 shkurt per ti hapur rruge shqyrtimit ne Gjykaten Kushtetuese te konfliktit te hapur mes tij dhe Kuvendit. Spahiu i dorezoi doreheqjen e tij te parevokueshme Presidentit te Republikes Bamir Topi duke nenvizuar se do ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te zgjidhur mosmarreveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqesor te iniciuar me kerkesen per shkarkimin e tij nga Kuvendi. Sipas Spahiut Kuvendi me ngritjen e komisionit hetimor per shkarkimin e tij ka shkelur kompetencat ligjore te vet Keshillit te Larte te Drejtesise

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›