E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD nenkryetari votohet te merkuren

Ilir Mustafaj u propozua nga Presidenti Bamir Topi për postin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa votimi për të do të jetë të mërkurën në mëngjes. Ashtu siç edhe pritej mbledhja e KLD-se u shoqërua nga debate.

Mbledhja nisi me verifikimin e mandatit të Elvis Çefës, i cili u zgjodh javen e shkuar me votat e maxhorances, ndersa ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Por ky propozim nuk u pranua dhe u rrezua me vote.

Mbledhja u nderpre per te vijuar pas mesdites me votimin per nenkryetarin e ri te KLD-se, por per shkak te axhendes te Presidentit Topi votimi u shty, pas dy ditesh.

Ministri i Drejtesise kerkoi qe zgjedhja e nenkryetarit te KLD-se te behet pasi te zgjidhet presidenti i ri. Arsyeja tjeter e Halimit, ishte se me zgjedhjen e Mustafajt ne postin e nenkryetarit, gjyqesori mbetet i perfaqesuar me 8 dhe jo me 9 anetare ne KLD.

Por presidenti Topi ka argumentuar ne fjalen e tij se ai ne cilesine e kryetarit te KLD-se, mund te propozoje çdo anetar per postin e nenkryetarit, perjashtuar Ministrin e Drejtesise dhe Kryetaren e Gjykates se Larte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›